Avokatët e Berishës shkresë GJKKO-së: Pse nuk u arsyetua mospranimi i kërkesës për përjashtimin e Irena Gjokës?

9 months ago 15
16:55 29/12/2023

Avokati i ish-kryeministri Sali Berisha, Sokol Mëngjesi i ka drejtuar një shkresë zyrtare kryetarit të GJKKO. Në këtë shkresë, ai kërkon që Gjykata e Posaçme të informojë se cila është arsyeja që nuk u vu në dispozicion deri në orarin zyrtar vendimi i mospranimit të kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Kërkohet po ashtu një dosje ku përfshihet mendimi i gjyqtares në fjalë si dhe aktet administrative se si është caktuar gjyqtarja Rudina Palloi për gjykimin e kësaj kërkese.

Kërkojmë procesverbalet e seancave të mëparshme”, theksohet në shkresën drejtuar GJKKO-së.

Më poshtë shkresa e plotë:

Kujtojmë se seanca për Berishën është parashikuar tashmë të mbahet të Shtunën në orën 12:00, por pavarësisht vendimit që mund të merret për të, kryedemokrati është shprehur i bindur për një “lumë” protestash nga ana e opozitës me nisjen e vitit 2024./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article