Avokati Sefa: Dënimi i Salianjit në Apel, një seri shkeljesh proceduriale. Në dosje mbi dokumenti që…

1 month ago 32

Avokati Indrit Sefa në emisionin “Open” në News24 tha se vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit lidhur me dënimin e deputetit Ervin Salianji nuk pritej, duke pasur parasysh një seri shkeljesh proceduriale lidhur me këtë çështjes.

Sefa tha se në mënyrë të çuditshëm, Gjykata ka përfshirë në dosje një vendim, atë të pushimit të procedimit penal të Krimeve të Rënda.

“Ky vendim nuk është diskutuar kurrë, nuk ka qenë pjesë e dosjes, u fut në dosje apo më saktë mbiu në dosje, që përbën një skandal tjetër. Nuk mund të futen në dosje kërkesa apo prova që kurrë nuk kanë qenë pjesë e procesit gjyqësor.

Në 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda regjistroi një procedim penal për trafik lënde narkotike, bazuar në denoncimin publik të PD-së të bërë nga Ervin Salianji. Prokurori e Krimeve të Rënda bëri hetim dhe konkludoi duke ndarë dosjen, një iu përcoll Prokurorisë së Tiranës për kallëzim të rremë, dhe tjetra mbeti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ne nuk ishim në dijeni të faktit se Krimet e Rënda e kanë pushuar, nuk kemi pasur fare pjesë të dosjes”, tha Sefa.

Ai tha se Apeli e dënoi Salianjin për kallëzim të rremë, kur ai nuk konsiderohet fare si kallëzues, pra Gjykata e Krimeve të Rënda nuk e konsideron fare si kallëzues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article