Avokati shqiptar flet për vizitën e Burns në Kosovë/ Zbulon ‘shqetësimin’ e Vuçiqit – ja paralajmërimi i fuqishëm!

3 weeks ago 12
Reklamë

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), Ëilliam Burns, u takua të premten në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në Kuvendin e demokratëve në Çikago.

Vizita e zotit Burns ndodh në një kohë kur qeveria amerikane ka kundërshtuar vendimet për veriun e Kosovës të kryeministrit Albin Kurti dhe ka vlerësuar se ka rënie të cilësisë së marrëdhënieve ndërmjet dy qeverive.

Në një njoftim të qeverisë së Kosovës, thuhet ndërkaq se vizita e zotit Burns “përfaqëson një moment të rëndësishëm historik” në marrëdhëniet dypalëshe.

Vizita historike e Drejtorit të CIA-s, z. Ëilliam Burns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai thotë se vizita e Burns ishte një kundërpërgjigjje e saktë për ata që janë antishqiptar dhe se vizita e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor tregoi që Kosova ende nën mbrojtjen e SHBA.

Vizita e William Burns në Kosovë ishte një kundërpërgjigje e saktë për të gjithë antishqiptarët që shohin nga Beogradi, por edhe një gjest i fuqishëm ndërkombëtar.

Kryesorja ishte që zoti Burns na dha të kuptuar që ne duhet të presim një skemë të re të mbrojtjes dhe të zhvillimit të Kosovës.

Por, në thelb, kjo vizitë e tij në vendet e Ballkanit Perendimor tregoi që gjithçka në Kosovë ështe në mbrojtje të sofistikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe, aleanca shqiptaro amerikane në Ballkanin Perëndimor eshte një politikë e nivelit të larta për shtetin e ri të Kosovës”, u shpreh ai.

Ngjela më tej shpjegon shqetësimin që Beogradi tregoi menjëhere pas kësaj vizite duke shtuar që nga këto takime në Kosovë mund të presim ndihmë ushtarake.

Beogradi shqetësimin e tregoi menjëherë me telefonatën e Viçiçit në Kremlin.

Kjo tregon qe vizita ka qenë një mbështetje force e politikës amerikane kundrejt Kosovës.

Edhe fakti që bisedimet me presidenten Osmani dhe me kryeministrin Kurti u mbajtjën të fshehta, na dha te kuptuar që ne duhet të presim një ndihmë politike, ushtarakë të re kundrejt Kosovës.

Por, këtu hyjnë sigurisht edhe informacionet e rëndësishme qe u ka dhenë liderëve të politikes në Prishtinë shefi i larte i CIA-s.

Ky, për mendimin tim, ishte një sukses i ri për sigurinë e shtetit të Kosovës”, shpjegoi avokati.

Në përmbyllje të bisedës avokati thotë që fakti që shefi i larte i shërbimit amerikan e bëri publike këtë vizitë, mendoj se i dha përgjigjen e duhur antishqiptarisë që kishte filluar një propagandë shterpë, brenda dhe jashtë Kosovës.

E ardhmja e afërt do të na japë shumëçka të re për forcën e shtetit të Kosovës dhe garancinë e tij në ecurinë e suksesshme të lirisë dhe zhvillimit integral.

Nuk duhet të harrojmë se vizita e shefit të larte të CIA-s në Kosovë, duke iu përgjigjur Beogradit dhe veglave të tij në Prishtine, do këtë një veçori historike.

Dhe, fakti që shefi i larte i shërbimit amerikan e bëri publike këtë vizitë, mendoj se i dha përgjigjen e duhur antishqiptarisë që kishte filluar një propagandë shterpë, brenda dhe jashtë Kosovës.

Ky ishte një sukses i madh për historinë e Kosovës, i cili do të vijojë po kështu”, përfundoi avokati shqiptar, Spartak Ngjela për “Bota sot”.

Read Entire Article