“Babë e bir më qëlluan me armë”, 30-vjeçari alarmon policinë në Lezhë, nuk gjendet asgjë

2 hours ago 28

Një 30-vjeçar në Lezhë ka telefonuar policinë duke pretenduar se dy persona, babë e bir, kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të më hershme mes tyre.

Por, pas verifikimeve rezultoi se automjeti i tij nuk ishte i demtuar si dhe në vengngjarje nuk u gjetën gëzhoja.

Po ashtu, policia zhvilloi kontroll në banesën e të denoncuarve, por nuk u gjet asgjë e kundraligjshme.

“Më datë 27.10.2024, shtetasi A. P., 30 vjeç, ka telefonuar Sallën Operative dhe ka kallëzuar se më datë 27.10.2024, shtetasit A. Gj. dhe A. Gj. (babë e bir), për shkak të konflikteve të mëparshme, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin ai lëvizte në fshatin Pllanë. Menjëherë pas telefonatës, janë kryer të gjitha veprimet procedurale, si: marrja e deklarimeve të 3 shtetasve të implikuar, kryerja e kontrolleve në banesat e tyre, këqyrja e automjetit të 30-vjeçarit dhe këqyrja e vendit të ngjarjes. Në përfundim të tyre ka rezultuar se: automjeti i 30-vjeçarit ishte i padëmtuar nga plumba, në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, si dhe në banesat e 3 shtetasve të implikuar nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm”, njofton policia.

Si pasojë, Komisariati i Policisë Lezhë ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, për shtetasit A. Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 22 vjeç./vizionplus.tv

Read Entire Article