Bagnaia nuk ka dëmtim serioz, gati për fitoren e radhës në “Moto GP”

1 year ago 23
Reklamë
18:09 04/09/2023

Aksidenti i ndodhur në Çmimin e Madh të Katalonjës nuk i ka shkaktuar dëmtime serioze kampionit Peko Banjaia.  Piloti i Dukatit lajmëroi ndjekësit e tij se do të bëjë gjithçka që të jetë në pistë në Çmimin e Madh të San Marinos, që do të zhvillohet më 10 Shtator.

Bagnaia tha se ende nuk e ka të qartë se çfarë ndodhi në atë aksident, por se goditja në këmbë ishte e fortë. Por ai i falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe ndihmën.

Ndërsa piloti tjetër i Dukatit, Bastianini do t’i nënshtrohet dy ndërhyrjeve kirurgjikale, një në gisht dhe një në kavilje.  Gara e 11 e kampionatit botëror të Moto GP nisi me aksidente.

Që në kthesën e parë, pilotët Alex Marquez, Bastianini, Zarco, Di Giannantonio dhe Bezzecchi u rrëzuan.  Më pas italiani i Dukatit humbi kontrollin pas disa kthesave e u rrëzua në pistë. Piloti i KTM Bred Binder nuk arriti që ta shmangte atë dhe i kaloi përsipër në këmbën e djathtë me motor.

Menjëherë komisarët valëvitën flamurin e kuq, ndërsa pas disa çasteve plot ankth, piloti italian u shfaq i vetëdijshëm.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article