Balla dhe Rrumbullaku takim me strukturat e qarkut Lezhë/ Priten ndryshime në Drejtorinë Vendore

1 year ago 37
Reklamë

Ministri i ri i Brendëshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Muhamed Rrumbullaku zhvilloi një takim pa praninë e mediave me strukturat e qarkut të Lezhës.

Takimi zgjati rreth 60 minuta ku sipas burimeve ministri ju ka kërkuar drejtuësve të Policisë Vendore angazhim maksimal për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe në luftën kundër kriminalitetit.

Pas emërimit të tij pritet nëse do të ketë ndryshime në Drejtorinë Vendore të Lezhës, ku vijon të jetë i komanduar si drejtor i qarkut Alfred Elezi i cili është pasues i Vehbi Bushtatit. Ende nuk dihet nëse Drejtoria Vendore e Lezhës do ketë një drejtues tjetër apo këtë post do ta mbajë Alfred Elezi.

Top Channel

Read Entire Article