Balla: Është rritur besimi tek policia. Operacionet e fundit goditën paligjshmërinë

8 months ago 21
12:07 07/02/2024

Ministri i Brendshëm taulant Balla gjatë një fjale të mbajtur në ceremoninë e kursantëve që kanë përfunduar me sukses kursin për “Patrullë të Përgjithshme” tha se është rritur besimi tek policia. Duke u ndalur tek operacionet e fundit, Balla tha se ato goditën paligjshmërinë.

“Sondazhet e fundit na indikojnë një mbështetje prej 70% të qytetarëve për Policinë dhe operacionet e mëdha kombëtare të nisura muajt e fundit ‘Tempulli’ e ‘Sundimi i Ligjit’, ku synimi është rritja e sigurisë në shkolla, goditja e shpërndarësve të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje e paligjshmërisë kudo gjendet. Kemi nisur sot së bashku një rrugëtim të gjatë, por që unë jam shumë i sigurt që do t’ju nderojë secilin prej jush”, tha Balla./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article