Balla: I kemi dorëzuar EBA-s marrëveshjen e ekstradimit

8 months ago 23
19:57 09/02/2024

Ministri, optimist për riatdhesimin e Julian Meçajt

Shqipëria i ka dorëzuar Emirateve të Bashkuara draft-marrëveshjen për ekstradimin e personave të kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë inspektimit të ambienteve të reja të Drejtorisë së Policisë Dibër.

Teksa u ndal tek arrestimi në Dubai i ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Julian Meçaj, Balla u shpreh optimist për të finalizuar operacionin për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Për të inspektuar nga afër godinën e rikonstruktuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, e pranishme ishte dhe zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku.

Godina e re du u shërbejë 300 efektivëve të policisë, pasi krahas Drejtorisë Vendore të Dibrës do të instalohet edhe Komisariati i Policisë si dhe komisariati i Kufirit dhe Migracionit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article