Balla i kujton detyrat: Policia të ketë në fokus krimet ekonomike, evazionin, kontrabandën, krimeve kibernetike dhe…

9 months ago 22

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se në fokus të policisë do të jetë dhe krimet e ekonomike dhe jo vetëm.

Përmes një reagimi, Balla bëri thirrje që fokusi të jetë dhe kundër evazionit, kontrabandës, krimeve kibernetike dhe piraterisë.

“🇦🇱 Organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme, të paliçensuara, të cilat shmangin detyrimet fiskale ndaj shtetit dhe vjedhin të drejtat e autorit nga operatorë të tjerë të ligjshëm duhet të vijojë të jetë në fokusin e strukturave👮👮‍♀️🚔 kundër krimit ekonomik në të gjithë territorin. Rruga e pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon një koordinim edhe më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën kundër krimeve ekonomike, evazionit, kontrabandës, krimeve kibernetike, piraterisë etj. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për fillimin e mbarë të këtij viti në goditjen e aktiviteteve kriminale të kësaj natyre.”, thuhet në reagimin e Ballës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article