U kapën duke transportuar kanabis, arrestohen dy vëllezërit në aksin “Laç-Mamurras”

1 hour ago 26

Dy vëllezër janë arrestuar në Lezhë, pasi  po transportonin mbi 8 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen.

Po ashtu janë sekuestruar lënda narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe 2 celularë.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas transportonin lëndë narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Simon Vuka, 36 vjeç dhe Gëzim Vuka, 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Ata janë kapur në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin rreth 8.2 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article