Balla: Inspektim për masat kundër zjarrit

9 months ago 27
20:56 05/01/2024

“Kontrolle në mjedise tregtare dhe hapësira banimi”

Nisur nga zjarri shkatërrues që ra pak ditë më parë në një qendër tregtare në Lushnje dhe ku pati dëme të shumta materiale si dhe u rrezikuan jetë njerëzish, ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se tashmë ka nisur një kontroll i gjerë për zbatimin e masave kundër zjarrit në të gjitha mjediset me frekuentim të lartë, qofshin biznese apo hapësira banimi.

Taulant Balla: Dy ditë më parë kam udhëzuar fillimin e një inspektimi në nivel kombëtar të respektimit të rregullave të mbrojtjes kundër zjarrit dhe të shpëtimit.

Balla tha se 11 automjete do t’i shtohen këtë vit flotës së automjeteve zjarrfikëse.

Taulant Balla: Bashkia Fier dhe Njësia e Mbrojtjes kundër zjarreve të Fierit është përfituese jo vetëm me makinë zjarrfikëse e cilësisë shumë të lartë por edhe kontenier me të gjitha paijsjet  e mbrojtjes kundër zjarrit.

Balla i bëri deklaratat nga qyteti i Fierit ku pati një takim me drejtuesit e bashkive të këtij qarku.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article