Balla: Jo më varreza makinash në rrugë

7 months ago 11
12:04 26/02/2024

“Ligji nuk lejon pika grumbullimi në akset rrugore”

Aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit për largimin e varrezave të makinave nga rrugët kryesore dhe dytësore është zhvendosur në aksin Elbasan – Qafë Thanë.

Teksa ndoqi nga afër aksionin, ministri i Brendshëm, Taulant Balla theksoi se e rëndësishme për vendin në këtë fazë të zhvillimit të turizmit është imazhi që përcjell në sytë e turistëve.

“Ligji nuk lejon vendgrumbullimin e mjeteve të përdorura, pjesë këmbimi apo mjete jashtë përdorimit, kështu që në këtë aspekt duhet marrë masa”, deklaroi Balla.

Ai kërkoi mirëkuptimin e bizneseve që operojnë në këtë fushë për t’i larguar vullnetarisht pikat e grumbullimit nga rrugët. Faza e parë e gjithë procesit është evidentimi e njoftimi i pronarëve të pikave dhe spostimi i mjeteve nga vetë subjektet në të gjitha akset kryesore dhe dytësore

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article