Balla: Shqipëria pret konferencën europiane të Interpolit

9 months ago 26
13:18 04/01/2024

Drejtuesit më të lartë të policive europiane do të mblidhen në Shqipëri në datat 22-23 dhe 24 Maj 2024.

Konfirmimi është bërë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla në analizën vjetore të Ministrisë së Brendshme.

Balla tha se në Shqipëri do të organizohet Konferenca Europiane e Interpolit.

“Një prej sfidave që shoh përpara është dhënia fund e pandëshkueshmërisë. Historia që mund të kryesh një krim në Shqipëri dhe të shkosh të fshihesh diku për të fituar azil duhet të marri fund. Shqipëia është një anëtare aktive e Interpolit, një organizatë me shumë peshë në luftën kundër krimit të organizuar dhe dua të ndaj me ju lajmin e mirë që për shkak të këtyre rezultateve Shqipëria do mirëpresë të gjithë drejtuesit më të lartë të policive europiane në 22-24 Maj në Konferencën Europiane të Interpolit”.

Balla theksoi se sjellja në Shqipëri nga Maroku i portugezit Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, është bërë falë bashkëpunimit me Interpol edhe pse nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Marokun.


“Pa Interpolin do kishte qenë e pamundur ta realizonim një gjë të tillë, edhe me mbështetjen e vendeve dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. Sjellja në Shqipëri e personit në fjalë ishte tepër e rëndësishme për të zbuluar jo një krim të rëndë por një zinxhir krimesh të rënda. Po bëjmë gjithë përpjekjet të sjellim sa më shpejt në Shqipëri Dritan Rexhepin dhe persona të tjerë të cilët janë ndaluar me kërkesë të Interpol Tiranës dhe që po kryhen të gjitha procedurat”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article