Balla, takim me antimafien italiane/ Më shumë bashkëpunim në luftën ndaj grupeve kriminale

8 months ago 8
17:02 14/02/2024

Forcimi i bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe autoriteteve italiane me qëllim evidentimin e grupeve kriminale në fushën e trafikut ndërkombëtar të drogës ishin në fokusin e takimit që ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi me antimafian italiane këtë të mërkurë në Romë.

Mes diskutimeve të zhvilluara ishte dhe identifikimi i pasurive të paluajtshme ku grupet kriminale shqiptare investojnë.

Bashkëpunimi me antimafian sipas ministrit të brendshëm do i shërbejë policisë dhe për proçeset e ekstradimit të personave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

Gjatë takimit të zhvilluar, ministri i brendshëm i kërkoi përfaqësuesve të  antimafias më tepër vëmendje për drogërat sintetike, me qëllim parandalimin e përhapjes së përdorimit të saj në Europë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article