Balla takim me homologun e tij italian në Romë: Dakortësuam forcimin e bashkëpunimit mes dy Policive

8 months ago 11
15:03 13/02/2024

Dy ministrat e Brendshëm ai i Shqipërisë dhe Italian u takuan sot në Romë. Ministri i Brendshëm Balla tha se në këtë takim është dakortësuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy Policive.

Brenda pak ditësh, do mblidhet në Tiranë grupi teknik për të detajuar të gjitha dakortësitë që janë arritur mes dy ministrive. Marrëveshjet mësohet se janë bërë në fushën e Krimit të Organizuar, ku së fundmi janë zhvilluar 14 operacione të përbashkëta, në fushën e qasjes së re për agjencinë e konfiskimeve të pasurive të krimit ku eksperienca italiane do të aplikohet edhe në Shqipëri.

Në Tiranë pritet edhe firmosja e këtyre marrëveshjeve pas diskutimeve të grupeve të punës. Ky takim vjen pas takimeve të mëparshme që Shqipëria ka pasur mes Policisë Shqiptare, Italiane dhe Britanike në përballjen me grupet kriminale.

Sipas Ballës teksa krimi nuk njeh kufi dhe policia duhet të kalojë kufijtë ne bashkëpunim. Balla tha se ka kërkuar nga ministri i Brendshëm italian, anëtarësimin të policisë rrugore shqiptare në Shoqatën e policive Rrugore Europiane për sfidat e sigurisë rrugore. Për këtë takim të pranishëm ishin edhe dy drejtorët e policisë së Vlorës dhe Durrësit.

Kjo sipas Ballës pasi Shqipëria po pret një tjetër vit turistik. Balla tha se Shqipëria përveç bukurive turistike do ofrojë dhe sigurinë maksimale për turistët italian që kanë rezervuar në Shqipëri. Mes të tjerash Balla i shpreh se do të këtë një risi përsa i përket perimetrit blu mes Shqipërisë dhe Italisë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article