Balla takon kreun e Ligës Botërore Myslimane

8 months ago 35
20:00 06/02/2024

“Një zë udhëheqës global i islamit të moderuar”

Në vijim të vizitës së tij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u prit në një takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Myslimane, Mohamed Bin Abdulkarim Al-Issa.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Brendshëm përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera i shpreh atij mirënjohjen për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë.

“Një zë udhëheqës global i islamit të moderuar, që promovon mirëkuptimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve kudo në botë. Mirënjohje për mbështetjen e një projekti të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit”, shkroi Balla në rrjetet sociale.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article