Ballkani humbet në fushën e Victoria Plzen

11 months ago 15
Reklamë
19:19 22/09/2023

Luhen ndeshjet e para në Europa League

Një natë më parë në ndeshjet e Conference League, Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja nuk ia doli përballë Victoria Plzen. Skuadra nga Suhareka humbi 1-0. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 73’ të lojës.

Në sfidën tjetër të grupit, Dinamo Zagreb shkatërroi Astanën me rezultatin 5-1. Club Bryzh barazoi 1-1 me Beshiktashin, Genk barazoi 2-2 me Fiorentinën.

Fitore morën Ferencvarosh, Fenerbahçe, Ludogorets, Eintraht e Paok. Në Europa League, Bayern Leverkusen fitoi me katër gola ndaj suedezëve të Haken.

Liverpool fitoi në transfertë kundër Lask me rezultatin 3-1. Anglezët arritën suksesin me përmbysje me golat e Nunjez, Diaz dhe Salah.

Edhe Roma e nisi me fitore duke mundur 2-1 Sherif Tiraspol. Lukaku barazoi golin e vendasve ndërsa suksesin e siguroi Joao Paulo në minutën e 97’.

Fitore në këtë kompeticion morën edhe Uest Hem, Rangers e Sparta e Pragës, ndërsa Olimpiakos dhe Brighton u mposhtën.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article