Ballkani me pranë kualifikimit

1 year ago 31
Reklamë
11:57 26/07/2023

Kampionët e kosovës ‘thyejnë’ me spektakël rivalët irlandezo-veriorë

Ballkani hodhi një hap të madh drejt kualifikimit në turin e radhës të Conference league. Kampionët e Kosovës nuk hasën aspak vështirësi përballë Larne, teksa triumfoi me shifrat e pastra 3-0.

Dominimi i ekipit të Ilir Dajës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ishte i dukshëm, duke qenë edhe konkret në portën kundërshtare. Rrahmani nga 11 metërshi zhbllokoi shifrat. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për të kaluar Ballkanin në avantazh.

Kryeziu në minutën e 33-të realizoi golin e dytë, për të dërguar në delir tifozët nga Suhareka.

Llogaritë i mbylli Nazmi Gripshi, me golin e tretë, me mesfushorin që ishte edhe lojtari më i mirë në fushë. Tashmë Ballkani do të shkojë e qetë në takimin e kthimit në Irlandën e Veriut për të kaluar në turin tjetër, ku e pret skuadra gjibraltare e Lincoln.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article