Ballkani më pranë raundit play-off

1 year ago 29
Reklamë
11:23 11/08/2023

Spektakël nga Korenica e Trashi, me gjasa sfidon Bate Birisov në turin tjetër

Historitë përsëriten dhe këtë besojnë e shpresojnë te Ballkani. Kampionët e Kosovës hodhën një hap të rëndësishëm drejt turit play-off të Conference League për të tentuar sërish te grupet e këtij kompeticioni. Skuadra e Ilir Dajës mposhti pa shumë probleme Linkoln me shifrat e pastra 2-0. Një fitore e arritur vetëm në pjesën e dytë nga ana e Ballkanit, që shënoi dy herë në portën e skuadrës së gjibraltarit. Fillimisht ishte Korenica, ai që zhbllokoi shifrat me një goditje të bukur nga zona e vogël.

Pak minuta më pas, ishte sërish Lorenc Trashi ai që shpiku një gol fantastik, duke shënuar fluturimthi nga jashtë zonës.

Realizim që mund të vlej kualifikimin për Ballkanin në turin play-off, për ta kthyer në një formalitet sfidën e kthimit pas një jave. Në rast se kalon më tej, Ballkani do të sfidonte sipas gjasave Bate Borisov, pasi bjellorusët humbën duelin e parë 5-1 përballë Sherifit të Tiraspolit në Europa League.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article