Ballkani mundet nga Viktoria Plzen

11 months ago 16
Reklamë
12:34 22/09/2023

Ekipi nga Kosova u mposht minimalisht në transfertë, Fiorentina barazon me Genk

Ballkani u mund në transfertë nga Viktoria Plzen mininalisht në sfidën e parë të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola mes të dyja skuadrave në “Doosan Aena”.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 73 të lojës, Lukas Kalvaç goditi nga distanca dhe topi u devijua nga Dellova dhe përfundoi në rrjetë.

Vendasit dominuan në fushë, por krijuan pak raste në portën e mbrojtur nga Koliçi.

Rastin më të mirë, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e pati në minutën e 83 me Gripshin. Tri minuta më pas rrezikoi edhe Zyba.

Në sfidën tjetër të grupit, Dinamo Zagreb shkatërroi Astanën me rezultatin 5-1.

Në Grupin D, Klub Bruzh barazoi 1-1 me Beshiktashin, ndërsa Lugano dhe Bodo/Glimt e mbyllën sfidën pa gola.

Genk barazoi me Fiorentinën në shtëpi me Andi Zeqirin që u shënoi vjollcëve.

Fitore morën edhe Ferencvarosh, Fenerbahçe, Ludogorets, Eintraht e Paok në sfidat e para në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article