Ballkani, një hap nga grupet e Conference League

1 year ago 199
Reklamë
12:18 25/08/2023

Humbje minimale për Strugën dhe Partizanin

Skuadra kampione e Kosovës është një hap larg grupeve të Conference League. Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja, fitoi 4-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Bate Borisov, skuadër e cila mundi Partizanin në kualifikueset e Champions.

Loja nuk nisi mirë për kosovarët që pësuan në minutën e 10’ të ndeshjes. Por në minutën e 31’ Jashanica barazoi.

Pjesa e dytë e takimit ishte krejt ndryshe me Ballkanin që realizoi 3 gola pas një loje të shkëlqyer. Dy herë shënoi Tolaj dhe një Thaçi duke e bërë mjaft të lëhtë kualifikimin.

Në ndeshjen e kthimit, Ballkanit i duhet vetëm të mbrojë rezultatin.

Struga humbi me islandezët e Breidablik. Skuadra e Shpëtim Duros ka ende shpresa pasi rezultati 1-0 i ndeshjes së parë edhe mund të përmbyset.

Në transfertën e Kazakistanit, Partizani humbi 1-0 me Astanan, por shpresat janë për ta përmbysur rezultatin në ndeshjen e kthimit.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article