Ballkani për kualifikim në Bullgari/ Skuadra e Ilir Dajës synon turin e dytë të Champions

1 year ago 37
Reklamë
17:38 19/07/2023

Ballkani i Ilir Dajës do të kërkojë kualifikimin në turin e dytë të Champions League sot në fushën e Ludogorets. Fitorja 2-0 në Prishtinë është një rezultat i mirë, por ekipi kampion i Kosovës nuk do ta presë në mbrojtje kundërshtarin.

“Do të jemi fleksibël si në mbrojtje dhe në sulm, sigurisht që kemi zgjedhur një strategji duke u nisur nga rezultati 2 – 0, por nuk do të jetë kryesore tek ne, por do të jemi loja që kemi instaluar.”

Mungesa e vetme është mbrojtësi Albin Kapra, i cili është me virozë dhe nuk ka udhëtuar me ekipin në Bullgari. Takimi Ludogorets-Ballkani do të nisë në orën 20:00.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article