Ballkani vazhdon garën

1 year ago 23
Reklamë
18:27 04/08/2023

Ekipi kosovar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës bashkë me Partizanin e Strugën

Ballkani ka siguruar kualifimin për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, pasi mundi me rezultatin e përgjithshëm 7-1 irlandezo-veriorët e Larn.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja po tenton për të dytin vit radhazi kualifikimin për në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Kampionët e Kosovës mundën 4-1 Larn në transfertë.

Kundërshtari i radhës për ekipin nga Suhareka do të jetë Lincoln Red i Gjibraltarit.

Përveç Tiranës, nga kompeticioni u eliminuan edhe skuadra maqedonase Shkupi si edhe ekipet kosovare të Dritës dhe Dukagjinit.

Në fazën pasardhëse vazhdojnë garën vetëm ekipet kampione të Kosovës, Maqedonisë sëe Veriut dhe të Shqipërisë.

Kundërshtarët e Partizanit që eliminoi Atletik d’Eskaldes do të jenë letonezët e Valmieras.

Ndërkohë Struga e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro pasi mundi 2 herë malazezët e Buduçnost, do të ndeshet me ekipin luksemburgas të Suift Hesper.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article