Balluku flet me shifra për arritjet në drejtësi: SPAK ka dënuar zyrtarë të lartë, janë sekuestruar 38 mln asete…

11 months ago 12
11:57 09/11/2023

Në konferencën e sotme ku u prezantua progres-raporti i KE për Shqipërinë, zv.kryeministrja Belinda Balluku foli me shifra për rezultatet e qeverisë në fushën e drejtësisë.


Ajo e konsideroi eventin e sotëm shumë të rëndësishëm për shqiptarët duke theksuar se “është i pari progres-raport me një frymë kaq pozitive”.

“Unë do përgjigjem në shqip, po nis njëherë me luftën kundër korrupsionit që është një nga pikat më të forta. Reforma në drejtësi është bërë, ka nisur dhe vazhdon të mbështetet, dhe pa ndërhyrjen më të vogël nga PS, kryeministri Edi Rama dhe nga qeveria shqiptare. Është një fakt që se mohon dot askusht dhe ishte pjesë e progres-raportit se sa kemi arritur ne në fushën e drejtësisë. Në gjyqësor procesi i rivlerësimit ka kaluar mbi 82% e të gjithë pjesëtarëve të drejtësisë tashmë janë vetuar dhe 57% e tyre kanë dalë jashtë sistemit me dorëheqje, gjykime etj.

Sot me fakte, SPAK ka arritur rezultate në punën e saj, duke marrë parasysh që edhe zgjedhja e kryeprokurorit është bërë në kushte optimale. GJKKO ka dënuar zyrtarë të lartë me vendim. 38 milionë asete janë sekuestruar, është rritur numri i sekuestrimeve me 80% nga një vit më parë ku numri ka qenë 21 milionë. Në 2021-in Drejtoria e Përgjithshme e Anti-Korrupsionit, që kjo drejtori është pjesë e qeverisë, ka bërë 20 denoncime në Prokurori, krahasuar me 12 vitin e kaluar dhe janë dhënë 259 masa disiplinore. Për herë të parë u bë funksional sistemi online i deklarimit të pasurive duke shtuar kështu transparencën. Kemi hapa konkretë, flasim sot me shifra.”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article