Balluku inspekton Thumanë – Kashar

9 months ago 35
15:58 03/01/2024

“Përfundojnë 65% e punimeve. Autostrada, gati në Verë”

Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga hapja e njërit prej segmenteve të Korridorit Blu, 65% e punimeve kanë përfunduar në kantierin e aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar, ku ka nisur edhe asfaltimi i tij.

Zv/Kryeministrja Belinda Balluku e cila inspektoi nga afër punimet tha se përfundimi i këtj segmenti do t’i japë zgjidhje trafikut të rënduar nga Rinasi, i shtuar edhe për shkak të fluksit të madh të turistëve që vizitojnë vendin tonë.

“Mezi e presim që të dorëzohet këtë verë pasi do shpëtojnë ata drejtues automjetesh që kalojnë vështirësi në Rinas e Fushë-Krujë. Kemi mbi 7 milionë pasagjerë, shpresoj të kemi lajme shume të mira për këtë kantier”.

Balluku tha se me të njëtën ecuri po ecet edhe në segmentet e tjera të Korridorit Blu.

“Segmenti Kashar-Lekaj është mbyllur gara, është shpallur fituesi. Jemi në fazën e radhës, njësoj edhe me segmentin tjetër. Këto autostrada do shoqërohen nga rrugë dytësore”.

Aksi rrugor Thumanë -Kashar ka një gjatësi prej 21 kilometrash, si dhe një gjerësi prej 11.5 metrash. Ai do të ketë 11 ura, 6 nënkalime dhe 6 mbikalime. Ky segment rrugor i cili do të jetë me pagesë është një autostradë e kategorisë Ae, ku përfshihet një korsi shpejtësie me 140 km në orë, si dhe një korsi emergjence.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article