Balotelli vlerëson Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë

10 months ago 38
21:10 05/12/2023

Sulmuesi: Nëse mendoni se Italia do kthehet në shtëpi, të mos e shikojë europianin

Konkurenca e ashpër në grupin B të Euro2024 pritet të shkaktojë befasi të mëdha. Italia, Spanja, Kroacia dhe Shqipëria duelojnë për dy biletat që të kalojnë në turin tjetër. Diçka që pritet me mjaft interes, teksa këtë rivalitet e ka komentuar edhe ish-futbollisti Axurr, Mario Balotelli.

Tashmë shumë larg kombëtares, SuperMario ka konfirmuar se Italia është një kockë e fortë dhe vështirë se mund të eliminohet që në fazën e grupeve.

“Kush mendon se Italia do të shkojë në shtëpi të mos e ndjek Europianin. Është kjo kombëtare që gjithmonë frikëson të gjithë. Në Spanjë, Kroaci, por edhe Shqipëri nuk janë të lumtur të përballen me ne. Megjithatë është ende herët për tu shqetësuar. Grupi është në një nivel të lartë, por ne mund t’ia dalim”

Balotelli ka luajtur 36 sfida me kombëtares Axurre, ku ka shënuar 14 gola, duke qenë vendimtar. Italia do e nis aventurën në Euro2024 pikërisht ndaj Shqipërisë, 90 minutësh plot emocione, pasi rezultati mund të tregojë shumë nga potenciali i dy kombëtareve.

Kuqezinjtë marrin pjesë për herë të dytë në grupet e Europianit dhe ndryshe nga hera e shkuar, ku u eliminuan për shkak të golavarazhit, këtë herë, tentojnë të paktën kalimin e grupit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article