Banjska disa ditë pas sulmit/ Xhama të thyera nga plumbat, forca policore, banorët mbyllen në shtëpi

11 months ago 12
Reklamë

Top Channel ka arritur të sigurojë pamje brenda Banjskës, fshatit në Zveçan të Kosovës, ku ndodhi sulmi terrorist nga një grup serbësh dhe mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Njësitë speciale të policisë janë kudo në rrugën për në Manastirin e Banjskës. Gjurmë plumbash, xhama të thyer, kamionë të shkatërruar.

Banorët janë mbyllur brenda shtëpive të tyre dhe nuk pranojnë të flasin për mediat shqiptare. Ndërsa për mediat serbe ata thanë se janë të frikësuar.

Top Channel

Read Entire Article