Bankieri britanik i Goldman Sachs ‘del në pension’ në moshën 47 vjeçare pasi arkëtoi 100 milionë dollarë në tre vjet

10 months ago 10

Një bankier britanik që tregtonte naftë dhe metale me grupe finance si Goldman Sachs në SHBA, ka vendosur të dalë në pension pasi thotë se arkëtoi 80 milionë paundë ($100milionë) brenda tre vjetëve.

Ed Emerson, i cili ka lindur në Argjentinë por ka pasaportë britanike, duket se ka arkëtuar më shumë se drejtori ekzekutiv i bankës së investimeve në Wall Street, raportojnë mediat pa dhënë shumë detaje për operacionet apo informacionet.

Pasi ishte diplomuar në Angli për psikologji, 47 vjeçari kishte studiuar financë në Universitetin e Reading.

Amatori i sportit të polo kishte nisur të punonte me Goldman Sachs në 1999 si analist financiar dhe më vonë ishte bërë drejtor në 2008, dhe pas katër vjetësh ishte bërë ‘partner’ (bashkëpronar) i kompanisë.

Ai me gruan Natalie kanë blerë tashmë një vilë në Palm Beach, Florida, për $16milionë, ndërsa nuk dihet nëse kanë fëmijë apo jo, shkruan Daily Mail.

Milioneri i ri thuhet se përpiqet të ruajë një profil privat por raportohet se Emerson është një shakaxhi teksa në një rast, gjatë pushimeve në Costa Rica kishte shpërndarë gjarpërinj të rremë në dhomat e shokëve.

Emerson besohet se i ka sjellë financierëve të Goldman Sachs rreth $3 miliardë dollarë fitime vitin e kaluar.

Bashkë me përqindjen e tij të fitimeve nga dy vitet e fundit, burri mori për vete shumën 80 milionë paundë ($100milion) për tre vjet sipas deklarates së kompanisë, të cilat nuk cilësojnë çfarë lloj operacionesh bankare ka kryer për shitblerjet e tij apo nëse publiku ka pasur përfitime prej tyre.

Vetë drejtori ekzekutiv i Goldman Sachs, David Solomon, raportohet se ka përfituar vetëm $77.5 milionë për të njëjtën periudhë.

Pas karrierës së tij 24-vjeçare Emerson ka njoftuar tërheqjen zyrtare në mars, kur besohet se do të qëndrojë disa kohë për tranzicionin e postit, shkruan rrjeti ‘Daily Telegraph’.

Bankierët thonë se pasuesit e tij do të jenë kinezi Xiao Qin dhe indiani Nitin Jindal, që së bashku do të drejtojnë biznesin e menaxhimit të aseteve të kompanisë miliardere.

Biznesi i Goldman raportohej në rënie pas periudhës së shkëlqimit nën menaxhimin e Emerson, i cili ka fituar me shume gjatë periudhës së pandemisë së 2020, si dhe me nisjen e luftës në Ukrainë në shkurt të vitit të shkuar.

Ashok Varadhan, Dan Dees e Jim Esposito, tre drejtuesit e tregjeve globale të Goldman, i thurnin lavde Emerson në një dokument.

Ata thonin se kishte luajtur një rol thelbësor në biznesin e naftës dhe të komoditeteve të tjera.

Top Channel

Read Entire Article