Juventus ngeci në shtëpi ndaj Parmës në turnin e mesjavës së kampionatit italian të vlefshëm për javën e 10. Bardhezinjtë humbën dy pikë të çmuara në garën për kreun e klasifikimit, aq më tepër që rivalët e mëdhenj Napoli dhe Inter i fituan ndeshjet e tyre. Ndryshe nga fillimi i sezonit, ku Juventus kishte mbrojtjen më të mirë, javët e fundit, sidomos pas dëmtimit të Bremer, prapavija është kthyer në një makth të vërtetë për Bardhezinjtë.
Starti i ndeshjes perfekt për miqtë të cilët shënuan me anë të Del Pratos me kokë. Në minutën 13 rast flagrant i humbur nga Juventus përmes Vlahovic që dëshmoi për të disatën herë luhatjet e mëdha nga ndeshja në ndeshje. Megjithatë Bardhezinjtë ia dolën të barazojnë shifrat përmes një goditje të saktë me kokë të MkKenit në minutën e 31. Problemet në mbrojtjes dolën në pah gjashtë minuta më vonë me Danilon në krye, dhe Parma që e shfrytëzoi këtë episod në favor duke u rikthyer në avantazh me anë të Sohm. Në nisje të pjesës së dytë skuadra e Tiago Motës barazoi shifrat me Ueah në një aksion ku ishte protagonist Konseisao, lojtari i momentit tek Juventus.
Mirëpo ritmi i ulët nuk e lejoi skuadrën B bardhezinjtë që të vinte në vështirësi maksimale miqtë deri në fund e si rrjedhojë pas barazimit në derbi edhe një tjetër ndalesë, me Juventusin që humbi edhe vendin e tretë në renditje në dëm të Atalantës. Bergamaskët ku luajti titullar dhe konstant në paraqitje Berat Gjimshiti, fituan një ndeshje jo të lehtë në shtëpi 2 me 0 kundër Monxës, falë golave të shkëlqyer në pjesën e dytë të Samarxhicx dhe Xapakostes. Mesjavë e qetë dhe e suksesshme për Inter që mundi 3 me 0 jashtë fushë Empolin. Megjithatë, pavarësisht shifrave në dukje të thella, duhet thënë që zikaltërve iu lehtësua puna pasi toskanët mbeten me 10 lojtarë në minutën e 31 kur doli me të kuq gjeorgjiani Goglichidze.
Ky episod bëri diferencën dhe i dha mundësi zikaltërve që në pjesën e dytë të shënonin dy herë me anë të Fratezit dhe në një tjetër rast me Lautaro Martinez. Në renditje tani Napoli në krye me 25 pikë, Inter 21 pikë, Atalanta 19 dhe Juventus 18 pikë. /vizionplus.tv