Banorët e Banjskës të frikësuar: Jemi të tmerruar, të na tregojë dikush se çfarë ka ndodhur

11 months ago 12
Reklamë

“Jemi të tmerrur”, shprehen disa banorë të Banjskës për Radio Evropën e Lirë, katër ditë pasi sulmin në fshatin ku ata banojnë.

Ata thonë se nuk e dinë çfarë ka ndodhur.

“Jemi të tmerruar, kemi nevojë që dikush të na tregojë se çfarë ka ndodhur”.

Një banorë është shprehur se situata e së dielës ka qenë më e rëndë sesa e luftës.

“Në errësirën e parë kemi hyrë në shtëpi”, thotë ajo.

Rrugët në fshatin Banjskë janë hapur sot, por fshatit duket i zbrazur pasi banorët vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Autoritetet e Kosovës thonë se nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Millan Radojçiç i ka organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre. Ata kanë publikuar pamje me dronë, ku shihet Radojçiç i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar dhe të veshur me uniforma.

Top Channel

Read Entire Article