Banorët e BBVK shprehin dyshimet se Linda Halimi i përket komunitetit LGBT+

10 months ago 10

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, spekulimet dhe dyshimet për jetën personale të këngëtares Linda Halimi, një ndër banoret e shtëpisë, janë kthyer në temën e diskutimeve.

Debati u nxit pas një bisede që Santiana kishte me Albën dhe Bucin, ku ndau me ta një përvojë personale me Lindën.

Santiana rrëfeu se Linda një herë i kishte shprehur ajo ndjenja, duke i zbuluar se “i pëlqejnë edhe femrat”. Kjo deklaratë u hodh si një shkëndijë dyshimi në mes të banorëve dhe ndezi kuriozitete për orientimin seksual të Lindës.

Më pas, gjatë një diskutimi me të gjithë banorët për komunitetin LGBT+, Santiana kërkoi qartësi nga Linda në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke e pyetur para të gjithëve: “A ke diçka me këtë komunitet, që po i mbron kaq shumë?”.

Kjo pyetje e befasishme ka shtyrë të tjerët të pyesin nëse Linda është pjesë e komunitetit LGBT+ dhe më saktësisht nëse ajo është biseksuale.

Linda Halimi, e njohur për karakterin e saj të fortë dhe qëndrimet e qarta në shumë çështje, deri më tani nuk ka dhënë një përgjigje të qartë rreth këtyre dyshimeve, dhe mbetet të shihet nëse do të flasë haptazi për këtë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Kjo situatë po shihet me sy kritik nga publiku, duke marrë parasysh se privatësia dhe të drejtat individuale duhet të respektohen, pavarësisht kontekstit të një spektakli. /Telegrafi/

Read Entire Article