Barazimi kënaq kuqezinjtë, Sylvinho: Jam i kënaqur se si e përjetuan të gjithë ndeshjen

1 year ago 18
Reklamë
16:03 08/09/2023

Protagonistët e ndeshjes me Çekinë u shprehën të kënaqur për atë që dhanë në fushë.

Trajneri Sylvinho tha se përveç rëndësisë së pikës ai vlerësoi edhe mënyrën se si e ndjenë këtë takim lojtarët.

“Jemi në gjysmën e rrugës. Ishte e rëndësishme që dolëm me 1 pikë, pasi nuk i lejuam të merrnin 3 dhe qëndrojnë aty. Jam i kënaqur jo vetëm për pikën, por edhe për të gjithë lojtarët se si e përjetuan ndeshjen”.

Padyshim që goli i Nedim Bajramit përveç pikës që solli ishte shumë i bukur për mënyrën se si u godit.

“Asani e fitoi duelin, e pashë që kisha hapësirë dhe godita topin shumë mirë, besoj që është goli më i bukur në karrierën time”.

Tani është koha të mendohet për sfidën e radhës, atë me Poloninë, që mund ta afrojë ekipin me finalet e Europianit.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë me pak fat dhe përqëndrim mund ta fitonim. Tani duhet të përgatitemi shumë mirë për ndeshjen e ardhshme, aty do të luajmë një pjesë të rëndësishme të kualifikimit”, tha portieri Etrit Berisha.

“Shpresoj që të jetë viti i duhur. Do të ishte diçka e bukur për të gjithë shqiptarët kudo që janë, për të gjithë ne”, u shpreh Berat Gjimshiti.

Shqipëria u mund 1 – 0 nga Polonia në sfidën e parë në Varshavë dhe fitorja do të ishte edhe një revansh përveç mundësisë për t’u larguar me pikë nga ky kundërshtar.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article