Barazimi me Ishujt Faroe/ Bajrami: Mbroheshin shumë mirë, kemi vuajtur pak. Rëndësi ka që jemi në vendin e parë

10 months ago 37
23:07 20/11/2023

Për futbollistin e Kombëtares, Nedim Bajramin, e rëndësishme është Shqipëria ka kaluar grupin e eliminatoreve dhe jemi në “Euro 2024”.

Referuar ndeshjes së sotme dhe barazimit me Ishujt Faroe, Bajrami thotë se kundërshtari e kishte mbrojtjen shumë të mirë, teksa shtoi se ata duhet të jenë pak më të qetë me topin.

Nedim Bajrami: Kemi vuajtur pak sepse nuk kishim shumë hapësirë, ata mbroheshin shumë mirë. Rëndësi ka që u kualifikuam dhe jemi në vendin e parë. Jemi në Gjermani.

Erion Todhe: Duket se kundërshtari sot i kishte bërë detyrat më mirë se ne…

Nedim Bajrami: Nuk besoj se i ka bërë detyrat më mirë. Duhet me qenë pak më të qetë me topin. Duhet të punojmë dhe të shikojmë përpara.

Erion Todhe: Ku mund të shkojë grupi?

Nedim Bajrami: Kemi akoma punë deri në Gjermani, me Silvinjon kemi bërë bërë një punë shumë të mirë. E rëndësishme është që të festojmë sot./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article