Nis Maratona e Tiranës, rreth 5 mijë pjesëmarrës nga 50 vende të botës! Garohet në 4 kategori

5 hours ago 20

Edicioni i tetë i Maratonës së Tiranës ka mbërritur, më rreth 5 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe rreth 50 vende të botës që do të bëhen pjesë e garës. Maratona është kthyer një traditë për kryeqytetin.

Maratona nisi në orën 09:00 nga sheshi Skëndërbej dhe mbyllet  në 16:00. Gjatë këtyre fashave orare rrugët kryesore brenda unazës së mesme do të bllokohen.

Në mesin e pjesëmarrësve në maratonën kryesore prej 42 km është atletja Luiza Gega. Ndërkohë, këtë vit, sipas Presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi, janë 40% më shumë sportistë në maratonën kryesore.

Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too” 5 km. Për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme.

Një ditë para “Maratonës së Tiranës”, në kryeqytet u zhvillua gara e vrapimit “Fun Run Tirana” me 2000 nxënës nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Read Entire Article