Barça fiton, Girona gabon

7 months ago 22
Reklamë
13:17 04/02/2024

Blaugranat triumfojnë në transfertë ndaj Alaves, bardhekuqt ndalen nga Sociedad

Talenti brazilian i Barcelones, Vitor Roque realizoi gol dhe më pas u ndëshkua me karton të kuq në vetëm 13 minuta lojë në fitoren 3-1 kundër Alaves në transfertë.

18-vjeçari shkon në dy gola të shënuar në La Liga në dy takime, ndërsa mungesa e tij do të jetë një tjetër problem për trajnerin Çavi.

Goli i tij ndihmoi blaugranat të qetësonin lojën, ndërsa vendasit i kishin ndëshkuar. Levandovski gjeti avantazhin pas 22 minutave lojë.

Gundogan realizoi rrjetën e dytë në të 49-ën. Dy minuta më pas, Samu ngushtoi rezultatin. 4 minuta pasi u fut në lojë, Vitor Roque realizoi golin e sigurisë.

Barcelona shkon në 50 pikë në vend të tetë pas 23 takimeve. Ndërsa Girona hodhi një hap fals në sfidën ndaj Real Sociedad në shtëpi.

Përballja në stadiumin “Montilivi” u mbyll pa gola me katalanasit që shkojnë në kuotën e 56 pikëve në vend të dytë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article