Barça fiton ndaj Milanit

1 year ago 24
Reklamë
14:01 02/08/2023

Katalanasit mbyllin turin parasezonal në SHBA me triumfin 1-0 kundër kuqezinjve në Las Vegas

Barcelona e përfundoi turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një fitore 1-0 ndaj Milanit në Las Vegas.

Katalanasit bënë një lojë më të mire se sa rivalët e tyre italianë , ndërsa në vazhdim do të përqendrohen për të mbrojtur titullin me “La Liga-n” që nis në javën e ardhshme.

Blaugranat rrezikuan me Rafinjën dhe EZ Abde, por golin e vetëm të takimit e realizoi Ansu Fati në pjesën e dytë.

Lojtari 20 vjeçar bashkë me Alejandro Balde u futën në lojë në pjesën e dytë dhe i hapën probleme kuqezinjve në anën e djathtë, dhe arritën të gjenin golin në minutën e 55 të lojës.

Fati e festoi golin me Osman Dembele, i cili nuk u aktivizua.

Katalanasit janë duke diskutuar transferimin e tij te PSG.

Barça mbyll turin parasezonal në SHBA me një humbje kundër Arsenalit dhe fitoren ndaj Realit.

Kurse Milani kthehet në Itali pas humbjes ndaj Realit dhe barazimit me Juven.

Sfida e radhës e Barcelonës do të jetë ndaj Totenhemit në Spanjë, ku më 11 Gusht do të përballen për trofeun “Joan Gamper”.

Më 13 Gusht, Barça do të luajë sfidën e parë të sezonit në “La Liga” ndaj Getafes.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article