Barcelona akord për Cancelo

11 months ago 14
Reklamë
14:18 27/09/2023

Klubi ka gjetur dakordësinë me Manchester City-n për të blerë mbrojtësin

Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me Manchester City-n për të blerë Joao Cancelo.

Kampionët në fuqi të La Liga-s janë dakordësuar me klubin anglez për të ulur çmimin e mbrojtësit të krahut dhe për ta blerë atë në verën e vitit 2024 raproton “El Chiringuito”.

“Cityzens” kërkojnë 35 milionë euro për kartonin e futbollistit të tyre.

Por katalanasit do të duhet që të shesin një nga lojtarët e tyre që të respektojnë rregullat e Fair Play Financiar. Por nëse 29 vjeçari vazhdon me paraqitjet e mira në fushë ekziston mundësia që City të mund të rrisë çmimin e kartonit.

Kur ai u huazua te Bayern Mynihu në janar të 2023, kampionët e Premier Ligës e vlerësuan 70 mln euro.

Cancelo nuk është më pjesë e planeve të Pep Guardiolës. Pas huazimit te bavarezët në gjysmën e sezonit të shkuar, në verë portugezi u transferua te blaugranat, ku ndihet mirë e dëshiron që të vazhdojë të jetë pjesë e blaugranave.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article