Barcelona bëhet gati për transferimin shokues nga liga e dytë e futbollit anglez

8 months ago 6

Barcelona raportohet se kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me lojtarin i cili është shndërruar në sensacion në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Bëhet fjalë për sulmuesin Yaser Asprilla i cili aktivizohet në radhët e Ëatfordit dhe që me paraqitjet e tij ka rënë në sy të ekipeve të mëdha evropiane.

Diario Sport raporton se 20-vjeçari është një lojtar i cili mund të aktivizohet në të gjitha pozitat e sulmit, por në kushte normale operon në krahun e djathtë të sulmit, pasi ai pëlqen që goditjet t’i bëjë me këmbën e tij të majtë.

Kualitetet sulmuese të Yasser, ani pse në moshë të re, kanë rënë në sy të drejtuesve të Barcelonës të cilët po planifikojnë të bëjnë ofertën e parë në drejtim të Brentfordit.

Reprezentuesi kolumbian është paraqitur në 31 ndeshje në Championship këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe duke kontribuar me katër asistime.

Shqetësimi i vetëm për blaugranasit është çmimi i Yaser, pasi mendohet se Watfordi do të kërkojë të paktën 40-50 milionë euro për ta liruar yllin e tyre./Telegrafi/

Some strike. 🚀pic.twitter.com/fPdOW5QLk5

— Watford Football Club (@WatfordFC) February 19, 2024

Read Entire Article