Barcelona e konsideron për stolin/ Luis Enrique le të hapur negociatat me katalanasit

7 months ago 25
Reklamë
15:16 29/01/2024

Barazimi ndaj Brest nuk ka lënë shije të mirë tek Pari Së Zhërme. Gjiganti francez shpërdoroi mundësinë për tu arratisur akoma dhe më shumë me ndjekësit, në një 90 minutësh ku mungoi edhe shkëlqimi i Kylian Mbappe. Francezi qëndroi në fushë, ndërsa vëmendja ishte edhe tek trajneri, Luis Enrique. Tekniku po përflitet që të marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës në fund të sezonit.

Situatë që natyrisht kënaq jo pak spanjollin, që në deklaratën para mediave, pranoi se gjithçka mbetet e hapur, edhe pse për momentin nuk preferoi ta komentojë. Trajneri aktual i PSG drejtoi Barcelonën mes viteve 2014-2017, duke formuar edhe treshen Neymar-Suarez-Messi, një nga më të mirat në historinë e futbollit.

Eksperienca në Katalonjë ishte e jashtëzakonshme për të. Nëntë tituj të fituar në stolin e tyre duke pasur një bilanc më të mirë se Pep Guardiola në 181 ndeshjet e tij si timonier. 138 fitore, 22 barazime dhe 21 humbje që ngrohin edhe ambientin katalanas. Pengesë mund të bëhet vetëm kontrata me PSG-në, që skadon në verën e vitit të ardhshëm, fakt që duket se do e bënte të pamundur rikthimin në Barcelonë.

Klan News b


Të ngjashme

Read Entire Article