Barcelona fiton miqësoren me Milan

1 year ago 27
Reklamë
14:32 02/08/2023

Takimi vendoset nga goli i Ansu Fati në pjesën e dytë

Barcelona i shkaktoi një tjetër humbje Milan në miqësoret e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skuadra katalanase fitoi me rezultatin 1-0 takimin që u vendos nga goli i Ansu Fati në pjesën e dytë. Në sfidën e zhvilluar në Las Vegas ishin lojtarët e Barçës që u shfaqën menjëherë të rrezikshëm.

Milan, më pas tregoi se nuk do të priste vetëm në mbrojtje, por pa sukses për të shënuar. Me fillimin e të dytës, trajneri Xavi bëri shumë ndryshime dhe më pas u shënua i vetmi gol i ndeshjes.

Ansu Fati realizoi falë cilësive individuale, duke e çuar topin në cepin tjetër të portës aty ku askush nuk e mund ta ndalte.

Pas golit edhe Pioli bëri zëvendësime, por që nuk sollën rezultat. Me kalimin e minutave, ritmi i lojës u ul me të dy ekipet që e mbyllën turneun veror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article