Barcelona fitore bindëse ndaj Getafes, afrohet në pesë pikë ndaj liderit

7 months ago 4

Barcelona ka marr fitore të rëndësishme dhe bindëse ndaj Getafes me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 26-të të La Ligas.

Katalanasit arritën që në rastin e parë të mirë të shënonin për të marr epërsinë në këtë ndeshje.

Raphinha hapi ndeshjen në minutën e 20-të për 1-0, pas asistimit të bukur të Jules Kounde.

Raphinha came back from injury and delivered a goal and an assist💎

MOTM PERFOMANCE!! pic.twitter.com/0bBfplYm8G

— 𝕵𝖆𝖘🇬🇭🇺🇲 (@JasFCB6) February 24, 2024

Me të filluar pjesa e dytë, Andreas Christensen asistoi te Joao Felix që shënoi për 2-0.

Tutje vazhdoi trysnia e Barcelonës që gjetën edhe golin e tretë, kësaj radhe me Frenkie de Jong që përfitoi nga asistimi i Raphinhas për 3-0.

🚨🇪🇸 GOAL | Barcelona 3-0 Getafe | Frenkie de Jong

FRENKIE DE JONG MAKES IT THREE !!!#BarçaGetafe pic.twitter.com/y6de7FRjzf

— FCBarca News (@Foonofficial) February 24, 2024

Krejt në fund kishte kohë edhe për një gol të Fermin Lopez që mbylli takimin me rezultatin 4-0.

Barcelona tani ka 57 pikë, pesë më pak se Real Madridi që është lider, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Read Entire Article