Barcelona lejon largimin e dyshes pas përfundimit të sezonit

11 months ago 25

Pak më shumë se dy muaj pas mbylljes së afatit kalimtar, Barcelona tashmë po mendon për përforcimet e tyre në tregun e verës së ardhshme. Nuk janë vetëm nënshkrimet që po shqyrtohen, por edhe largimet.

Dy lojtarët që janë në prag të largimit nga klubi janë Sergi Roberto dhe Marcos Alonso. Të dyve u skadon kontrata verën e ardhshme dhe Sport thotë se asnjërit nuk do t’i ofrohen marrëveshje të reja, që do të thotë se ata do të largohen nga klubi në fund të këtij sezoni.

Të dy lojtarët kanë qenë jashtë fushës deri më tani këtë sezon dhe nuk janë përfshirë në planet e Xavi Hernandez. Alonso është zëvendësuar nga Inigo Martinez, ndërsa minutazha e Robertos është zvogëluar për shkak se Joao Cancelo ka luajtur gjatë gjithë kohës që kur u bashkua nga Manchester City.

Prandaj ka kuptim që Barcelona të lejojë largimin e Robertos dhe Alonsos. Kjo për shkak se do t’i ndihmojë ata të përmirësojnë financat e tyre.

Alonso iu bashkua Barcelonës vitin e kaluar pasi u largua nga Chelsea me pëlqim të ndërsjellë, ndërkohë Sergi Roberto ka qenë pjesë e akademisë së famshme të katalanasve “La Masia” ndërsa debutimin me ekipin e parë e ka bërë ne vitin 2010 në Kupën e Spanjës.

Roberto mbahet mend për golin e famshëm që shënoi ndaj PSG-së në vitin 2017 për të kompletuar rikthimin e ‘çmendur’ pas humbjes në ndeshjen e parë në Francë./Telegrafi/

Read Entire Article