Barcelona mund të hasë në vështirësi në blerjen përfundimtare të kartonit të Joao Felix

11 months ago 27
Reklamë

Barcelona mund të ketë vështirësi në blerjen përfundimtare të kartonit të Joao Felix nga Atletico Madrid, përkundër startit fantastik të portugezit te klubi Blaugrana.

Sulmuesi portugez u transferua në “Camp Nou” si huazim njëvjeçar nga Atletico Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Sidoqoftë, marrëveshja nuk përfshinë një obligim apo klauzolë të blerjes, diçka që mund të dëmtojë Barcelonën në përpjekjet e tyre për blerjen përfundimtare të Felix.

Felix hapi llogarinë e golave ndaj Real Betis në fitoren 5-0 dhe ditë më vonë u bë protagonisti kryesor edhe në Ligën e Kampionëve me dy gola dhe një asistim ndaj Royal Antwerp.

Meqenëse huazimi i tij nuk përfshin klauzolë të blerjes, qëllimi i Atleticos do të jetë që ta shesin atë tek ekipi që ofron më së shumti para.

Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid, shpreson që të përfitojë së paku 100 milionë euro nga shitja e Felix, një çmim të cilin Barcelona nuk mund ta përballojë për shkak të vështirësive financiare.

Xavi shpreson që Felix të vazhdojë në këtë mënyrë pasi që në fund do ta ketë më të lehtë arritjen e objektivave të klubit, që është fitimi i trofeve në të gjitha garat ku bëjnë pjesë.

João Félix's game by numbers vs Royal Antwerp:

94.3% passing accuracy
51 touches
8 touches in opp. box
4 duels won
2 shots
2 goals
1 chance created
1 assist
0.34 xG

João about that. 👏 pic.twitter.com/9lKRLg28Z4

— Squawka Live (@Squawka_Live) September 19, 2023

Klubi katalanas ka një kalendar të mbushur me ndeshje teksa ata po përgatiten për të luajtur ndaj Celta Vigos dhe Mallorcas me datë 23 shtator dhe 26 shtator respektivisht, para se të presin Sevillan tri ditë më vonë. /Telegrafi/

Read Entire Article