Barcelona në krizë, por aktive në merkato

1 year ago 41
Reklamë
17:42 12/07/2023

Katalanasit afrojnë një nga talentet e Brazilit

Megjithëse në situatë jo të mirë financiare, Barcelona blen lojtarë për sezonin e ardhshëm. Klubi katalan dhe brazilianët e Athletico Paranaense kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Victor Roque.

Lojtari pritet t’i bashkohet skuadrës së Xavi Hernandez për sezonin 2024/25 dhe do të nënshkruajë kontratë deri në sezonin 2030/31. Spanjollët e mendojnë si investim duke parashikuar në kontratën e tij edhe një klauzolë blerjeje prej 500 milionë euro.

Ai luan si qendërsulmues por aftësitë tregojnë se mund të përshtatet edhe në krah. 18-vjeçari vlerësohet si lexues i shkëlqyer i lojës dhe shquhet edhe për ritmin e tij dhe aftësitë goditëse para portës. Deri tani Vitor Roque ka luajtur më shumë se 50 ndeshje në ligën më të lartë të futbollit Brazilian.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article