Barcelona pajtohet verbalisht me Manchester Cityn për çmimin e Joao Cancelos

11 months ago 16
Reklamë

Barcelona raportohet se është pajtuar me Manchester Cityn për çmimin e mbrojtësit portugez Joao Cancelo, sipas raportimeve të fundit në Spanjë.

29-vjeçari iu bashkua Barcelonës në formë huazimi nga Manchester City në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, pasi u bë lojtar ‘nongrata’ në “Etihad”, me Pep Guardiolan që kërkoi largimin e tij nga ekipi.

Sidoqoftë, pas një starti të furishëm me fanellën e Barcelonës, ku Cancelo ka regjistruar dy gola dhe një asistim në tri ndeshjet e para si startues, tifozët e Barcelonës janë duke kërkuar qëndrimin e tij edhe sezonin e ardhshëm.

Joao Cancelo only wants to play for Barcelona from next summerhttps://t.co/Ob58OTg2dB

— City Xtra (@City_Xtra) September 26, 2023

Gazetari spanjoll Jose Alvarez, ka zbuluar se Barcelona është pajtuar verbalisht me Manchester Cityn për një çmim rreth 35 milionë euro.

Edhe me atë çmim, Barcelona me shumë mundësi do të duhej të gjeneronte para përmes shitjeve në mënyrë që të blejnë kartonin e Cancelos.

Nëse një marrëveshje është vetëm verbale, nuk do të ishte befasi në rast se City rrit çmimin në rast se paraqitjet e tij të mira vazhdojnë, duke ditur se ata e huazuan portugezin në afatin kalimtar të janarit, duke ia vënë opsionin e blerjes për 70 milionë euro./Telegrafi/

Read Entire Article