Barcelona takim me agjentët e Haaland

6 months ago 15
Reklamë
15:30 29/02/2024

Deco e shikon norvegjezin si pasuesin e Robert Leëandoëski

Zyrtarë të lartë të Barcelonës kanë patur një takim me përfaqësuesit e yllit të Manchester City, Erling Haaland. Mediat kanë publikuar këto pamjet ku duket drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, duke ndjekur Rafaela Pimenta dhe Maxwell në një restorant në Cataluna.

Pimenta dhe Maxwell janë menaxhere të disa futbollistëve në mbarë europën. Thuhet se në qendër të bisedimeve ështe e ardhmja e Erling Haaland.

Norvegjezi po rikthehet në formë dhe vetëm dy ditë më parë shënoi 5 gola në ndeshjen e FA Cup ndaj Luton Toën. Këtë sezon ai ka shënuar 27 gola, në vetëm 30 ndeshje. Pikërisht për këtë arsye emri i tij është sërish në listën e Barcelonës.

Ky hap i Barcelonës vjen edhe si masë për përforcimin e Real Madrid me Kylian Mbappe, por edhe për faktin se Robert Lewandowski nuk do të vazhdojë gjatë në Camp Nou. Me zhvillimet e dertanishme, duket se merkato e verës do të jetë tejet e nxehtë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article