Bardhi dhe Noka harrojnë të shkuarën, takime në Shkodër

8 months ago 10
12:39 14/02/2024

“Tashmë PD është plotësisht e bashkuar, duhet të punojmë për të rrëzuar qeverinë”

Pas më shumë se dy vite përçarje brenda PD, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë nisur turin e takimeve të përbashkëta me demokratët nga Shkodra. Edhe pse gjatë kohës së përçarjes kanë patur akuza të drejtpërdrejta, Noka dhe Bardhi janë shfaqur krah njëri-tjetrit në takime, teksa shprehen për një bashkim të plotë duke filluar nga baza deri në kupolën më të lartë drejtuese të partisë. Noka thotë se tashmë PD e bashkuar do të vijojë betejën për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

“Nga Shkodra do japim mesazhin e bashkimit në të gjithë Shqipërinë dhe nga Shkodra do nisim qëndresën për rrëzimin e këtij rregjimi kriminal të Edi Ramës. Partia Demokratike e bashkuar të fuqizohet dhe të ringrihet e të rëzojë këtë regjim.”

Ashtu si Noka edhe Gazment Bardhi e shikon të plotë bashkimin e PD, përveç Lulzim Bashës dhe deputetëve që e mbështesin atë.

“Cilido që zgjedh një rrugë tjetër nuk përfaqëson Partinë Demokratike dhe nuk është në Partinë Demokratike.”

“Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj deri më sot kanë vërtetuar që janë dy pengje të regjimit për të tjerët dera është e hapur.”  

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD theksoi se në krye të partisë është Sali Berisha, pasi ka mbështetjen më të madhe të demokratëve.

“Sa kohë e kanë zgjedhur shumica e anëtarëve të Partisë Demokratike unë dhe cilido do të duhet të respektojmë vullnetin e shumicës së anëtarëve të partisë.”

Turi i takimeve me demokratët në rrethe ka filluar në prag të protestës së 20 shkurtit, të thirrur nga PD kundër qeverisë “Rama”. Takimet e përbashkëta të Bardhit dhe Nokës kanë gjithashtu si synim edhe përcjelljen e mesazhit të bashkimit të plotë të partisë, në një kohë që kanë mbetur pak më shumë se një vit nga zgjedhjet e 2025.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article