Bardhi e Noka, derë më derë në Korçë: Në 20 Shkurt të gjithë bashkë kundër keqeverisjes së Ramës

7 months ago 16
15:39 18/02/2024

Turin e takimeve derë më derë e vijuan edhe në Korçë, e cila ishte ndalesa e radhës.

Në emër të demokratëve, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, si dhe deputetë të këtij qarku bënë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 20 Shkurtit.

Të pyetur nga media, refuzuan të zbulojnë skenarin e protestës, teksa garantuan se ajo do të jetë paqësore.

Gazment Bardhi: Ne ftojmë qytetarët në një protestë qytetare, paqësore për të marrë me vete fëmijët dhe familjarët e tyre. Sigurisht që protesta është edhe formë reagimi dhe qytetarët do të jenë të lirë atë ditë që të shprehin reagimin e tyre ndaj qeverisë. Reagimi nuk është as me porosi dhe as me skenar.

Flamur Noka: Korça nuk ka nevojë për këtë lloj qeverisje, ka nevojë për ndryshim dhe për vëmendjen e shtetit dhe jo për thundrën e pushtetit.

Të njëtin apel adresuan edhe në Devoll gjatë një takimi që zhvilluan me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article