Bardhi e Noka, takime me strukturat e PD-së në Elbasan

8 months ago 22
15:44 17/02/2024

“Të gjithë bashkë në 20 Shkurt kundër regjimit të Ramës”

Frymën përbashkuese në qendër, demokratët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë nisur ta përcjellin edhe në bazë, aty ku prej një jave kanë ndezur motorët për të nisur nga puna për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Elbasani ishte ndalesa e radhës nga ku kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka ftuan demokratët e këtij qarku që të bëhen bashkë për atë që opozita e cilëson regjim të kryeministrit Rama.

“Po të jemi të gjithë bashkë, nga sot, e të nisim punë që sot, pa u ndalur derë më derë, në 2025-ën, PD duhet dhe është fituese e zgjedhjeve. Jo thjeshtë se ka ardhur momenti, por se Shqipëria ka humbur 4 vite të çmuara”, tha Bardhi.

Dhe si hap të parë të këtij bashkimi shohin edhe tubimin e 20 Shkurtit, që për ta është protestë e çdo shqiptari kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

“Bashkohemi të gjithë, të bëhemi pjesë e këtij aksioni që nis më datë 20 Shkurt në orën 17:30 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Çdo rrugë dhe çdo shteg tjetër, me apo pa dashje i çon ujë te mulliri Edi Ramës”, tha Noka.

Paralel me takimet që po zhvillohen për bashkimin e demokratëve në bazë, të premten 11 parti opozitare, mes të cilëve edhe demokratët e Berishës e Bardhit firmosën bashkimin në një federatë, duke shpalosur si prioritet kryesor bashkëpunimin mes tyre, përballjen me Kryeministrin Rama, si dhe reformën zgjedhore.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article