Deputeti i Partisë Demokatike, Gazment Bardhi, ka përfunduar vizitën e tij në Washington me një takim falenderues në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë ai me anë të një postimi në Facebook. Ndër të tjera shton se interesi i Shqipërisë kërkon ruajtjen e partneritetit me SHBA-në.
“Vizitën në Washington DC e përfunduam me një takim falenderues në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri. Kongresmeni Aderholt është një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Interesi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sfidat e të gjitha kohëve i kemi tejkaluar bashkë dhe me sukses!”, shkruan ai.
Top Channel